75 Mall Live Search
10:28 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bleona publikon projektin e ri pa klip

Bleona Qereti ka publikuar projektin e ri muzikor.

Këngëtarja nga Shqipëria e cila prej vitesh ka nisur një karrierë ndërkombëtare ka lansuar këngë e re me titullin ‘Haters’, shkruan Indeksonline.

Kënga e re e Bleonës është publikuar pa videoklip të cilin Bleona ka paralajmëruar se do ta publikoj së shpejti.

“ Kënga #HATERS është lansuar në të gjitha platformat me tekst në Youtube,
Me thoni c’mendoni per tekstin ‼ Videoklipi publikohet së shpejti”, ka shkruar Bleona.

Ndryshe, Bleona së fundi ka nënshkruar marrëveshje e një kompani të njohur muzikore amerikane./Indeksonline/