Bleona Qereti nuk ka humbur aspak nga shkëlqimi i dikurshëm!
Bleona Qereti është një këngëtare shumë e njohur në skenën muzikore shqiptare, e cila ka më shumë se 20 vite që mirret me muzikën.
Ishte dhjetori i vitit 1994 kur ajo merr pjesë në Festivalin e 33-të në RTSH me këngën “A Ti Besoj”, shkruan Indeksonline.
Ajo gjithashtu është ndër këngëtaret më të komentuara nga mediat rozë ndër vite.
Falë paraqitjeve të saj si dhe jetës private ajo ka zënë shpesh titujt kryesorë të revistave.
E duket se Bleona nuk ka humbur aspak nga shkëlqimi i dikurshëm, këtë e ka dëshmuar përmes paraqitjes së saj të fundit në llogarinë e saj në Instagram.
Kujtojmë që Bleona ka mbushur të 40-tat, por vazhdon të gëzojë dukje të freskët dhe forma të mira trupore! /Indeksonline/
