Bleona Qereti paralajmëron projektin e ri, zbulon detaje
Bleona Qereti ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.
Ajo këtë e ka bërë përmes një statusi në rrjetet social ku edhe ka pasur disa fjalë për komente negative që vijnë në llogari e saj.
“Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”, ka shkruar Bleona.
Ndryshe, së fundi Bleona ka nënshkruar marrëveshje me një kompani të njohur muzikore amerikane./Indeksonline/