23:37 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / V R

Bleona shfaqet përkrah Richard Grenell, tregon edhe një herë se mbështet Trumpin për president

Këngëtarja Bleona Qerreti edhe një herë e ka dëshmuar se përkrah Donald Trump për president të Amerikës në zgjedhjet e 3 nëntorit.

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bleona ka postuar një fotografi duke treguar se është takuar me të dërguarin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

 “Me vetë superyllin Richard Grenell”, ka shkruar Bleona në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që Bleona vazhdimisht ka treguar përkrahjen e saj për Trump, me të cilin edhe është takuar disa herë./Indeksonline/