75 Mall Live Search
09:00 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / AR

Bleona shkëlqen në mbrëmjen e “Kennedy Center Honors”

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti, ka marrë vëmendjen e publikut dhe të mediave gjatë paraqitjes së saj në ceremoninë prestigjioze “Kennedy Center Honors” në Washington D.C.

Në një postim në rrjetet sociale, Bleona u shpreh e nderuar dhe e frymëzuar nga nata e veçantë mes artistëve më të mëdhenj të botës, miqve dhe familjarëve, shkruan Indeksonline.

E veshur me një fustan elegant të bardhë e me paraqitje plot glamur, këngëtarja shfaqet në disa foto nga tapeti i kuq dhe skenat e mbrëmjes, ku shihet duke pozuar pranë dekorimeve luksoze dhe të ftuarve të njohur.

“Kennedy Center Honors” mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në SHBA dhe prania e Bleonës përbën edhe një moment të veçantë për publikun shqiptar, duke nënvizuar suksesin dhe ndikimin e saj ndërkombëtar./Indeksonline/