Bleona vjen me poza joshëse nga Italia
Bleona Qereti së fundi po qëndron në Itali për të punuar në projekte të reja.
Këngëtarja nga Shqipëria e cila prej vitesh ka nisur një karrierë ndërkombëtare ka pozuar joshëse nga atje, shkruan Indeksonline.

Në një veshje provokuese në të zeza, Bleona dukej në top formë dhe vuri në pah linjat e saj mahnitëse.

Ndryshe, Bleona së fundi ka nënshkruar një kontratë të rëndësishme muzikore me një kompani të njohur amerikane./Indeksonline/