75 Mall Live Search
13:22 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Blerand Stavileci, kryetari më i suksesshëm i të gjitha kohërave

Prishtina ka kaluar në rundin e 16 skuadrave më të mira të FIBA Europe Cup.

Rol jetik në këtë sukses ka luajtur edhe kryetari i klubit nga kryeqyteti, Blerand Stavileci, shkruan Indeksonline.

Plisat kanë ndarë mirënjohje për Stavilecin si kryetari më i suksesshëm i të gjitha kohërave.

Kualifikimi në këtë fazë të FIBA Europe Cup është suksesi më i madh i ndonjë skuadre kosovare në garat ndërkombëtare. /IndeksOnline/