75 Mall Live Search
09:25 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Blerian Sherifi, kandidat për këshilltar komunal në Lancy, të Zvicrrës

Blerian Sherifi, 24- vjeçar nga Gjilani, po e synon pozitën e këshilltarit komunal në Komunën Lancy, në zgjedhjet lokale të 15 marsit.

Ai ka lindur dhe është shkolluar në Gjenevë të Zvicrës.

Ai në një prononcim ka thënë se atje do të jetë zëri i të gjithë shqiptarëve.

“Do të jem zëri i shqiptarëve në të gjitha nevojat që do të kenë në të ardhmen, në aspektin juridik, social e të tjera”, ka thënë Sherifi për mediafokusin.

Por, për të qenë zëri i tyre, ai kërkon mbështetje të madhe.

“Pres mbështetje të madhe nga bashkatdhetarët e mi dhe i lus të gjithë ata që kanë të drejtën e votës ta shpresin vullnetin qytetar. Jeta e tyre do të jetë dukshëm më e mirë nëse bashkë me kolegët e mi, arrijmë sukses zgjedhor”, ka theksuar Bleriani.

Bleriani ka treguar se pas shkollimit superior në fushën e menaxhimit të marketeve, në vitin 2017 ka themeluar edhe kompaninë e tij “Groupement des Artisans Genevois”, derisa krahas kësaj, ka nisur të merret me politikë.

Para gjashtë muajsh është anëtarësuar në Partinë Demokristiane (PDC), duke ia mësyer menjëherë garës zgjedhore, të cilën, nëse e fiton, premton se do të jetë, në veçanti, zëri i shqiptarëve atje.

Më 15 mars të këtij viti, në mbarë Zvicrën mbahen zgjedhjet komunale, për të cilat garojnë një numër i madh edhe i shqiptarëve.