Blerim Kuçi diskuton me delegacionin amerikan për diversifikimin e burimeve të energjisë dhe Fizibilitetin për Ujmanin

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë në një takim me delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr ndihmësi i parë i zëvendës sekretarit të Departamentin të Energjisë, Matthew Zais, përfaqësues tjerë nga Departamenti i Energjisë, Shtëpia e Bardhë dhe agjencive tjera në Administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qëllimi i këtij takimi ishte implementimi i pikave të Marrëveshjes së 4 shtatorit, të cilat lidhen me diversifikimin e burimeve të sektorit të energjisë, si dhe Studimin e Fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, thuhet në një njoftim të kësaj ministrie.
Ministri Kuçi në ekspozenë e tij rreth strategjisë së ardhshme të energjisë dhe diversifikimit të burimeve, tha se kjo strategji do të mbështetet në pesë shtylla: 1) Burimet e Energjisë së Ripërtritshme; 2) Burimet e Linjitit; 3) Burimet e Gazit; 4) Aplikimi i masave Efiçiente të Energjis dhe 5) Integrimi në Tregun Regjional.
Mbi këtë bazë, ministri Kuçi u zotua për projektet konkrete që do të trasojnë rrugën për jetësimin e këtyre objektivave.
“Në aspektin e Studimit të Fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, si një nga pikat e veçanta në Marrëveshjen e 4 Shtatorit, ministri Blerim Kuçi paraqiti një historik të shkurtër të Ndërmarrjes Publike “Iber-Lepenci”, e cila që nga viti 1967 operon dhe menaxhon me asetet ekzistuese, përfshirë edhe Liqenin e Ujmanit”, thuhet më tej në njoftim.
Ministri Kuçi ka mirëpritur angazhimin e Departamentit të Energjisë së SHBA-ve, për një studim fizibilitetit serioz, i cili do të rezultonte me investime shumë të nevojshme për këtë resurs strategjik të Kosovës. Me qëllim të implementimit të suksesshëm, Qeveria e Kosovës do të procedojë planin aksional që do të koordinoj punën me grupe teknike vendore për Marrëveshjet e 4 Shtatorit.