75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / OSH

Blerim Kuçi jep dorëheqje nga pozita e ministrit

Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqjen nga pozita e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

 Arsyet e dorëheqjes së Kuçit nuk dihen ende.

IndeksOnline ka kontaktuar Kuçin mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.

Burime të IndeksOnlinet njoftojnë se Kuçi kishte ftuar për një takim përshëndetës stafin e tij në orën 11:00.

Nga ana e tij, zv.ministri Muharrem Svarqa ka thënë se ende nuk janë njoftuar për dorëheqjen e tij.

“Më vjen keq nëse ka dhënë dorëheqjen, por e respektoj pasi është akt personal dhe për çështje personale. Më vjen keq nëse ai ka dhënë dorëheqjen pavarësisht arsyeve, sepse ne kemi pasur bashkëpunim të mirë në dobi të realizimit të programeve në ministri. Nga ai unë jam ftuar në një koktej në orën 11”, ka thënë Svarqa për IndeksOnlinen./IndeksOnline/