Blerim Kuqi pas dorëheqjes nga detyra e ministrit: Jam munduar të jem transparentë për çdo veprim

Blerim Kuçi me një njoftim ka bërë me dije se gjatë ditës së djeshme kishte kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti të lirohej nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.
Ai ka thënë se gjatë detyrës është munduar të ishte transparent në çdo veprim, transmeton IndeksOnline.
Njoftimi i tij i plotë:
Të nderuar,
Dje, nëpërmes një shkrese, kam kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti që të lirohem nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.
Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të isha transparent për çdo veprim, ndaj edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike.
Jam i bindur se gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyja përpara shumë procese të rëndësishme.
Shpresoj që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve.
Faleminderit!