75 Mall Live Search
12:23 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Blerim Reka, merr detyrën e ministrit të Integrimit Evropian

Në kuadër të ceremonisë së dorëzim -pranimit të përgjegjësive të Ministrisë së Integrimit Evropian, ish -ministrja Dhurata Hoxha, dorëzoi zyrtarisht detyrën te ministri i porsaemëruar, Blerim Reka.

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, falënderoi Hoxhën për punën dhe përkushtimin e  deritashëm. 

Me këtë rast, ministri Reka tha se me emërimin e ti si ministër i Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës është nder dhe përgjegjësi dhe do të përkushtohet maksimalisht në përmbushjen e agjendës evropiane dhe përshpejtimit të gjithë procesit te integrimit evropian.

Ministri Reka, po ashtu potencoi se gjatë mandatit të tij, do të ofrojë transparencë të plotë dhe  ligjshmëri. Si edhe koordinim dhe komunikim maksimal me qytetarët, palët e interesuara, shoqërinë civile dhe mediat. 

Në biografinë e tij, Reka ndër të tjera, ka përvojën si siplomat dhe profesor.

Gjatë periudhës 2006-2010 ka qenë ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, në Bruksel. Ndërsa ka ligjëruar në shumë universitete me renome ndërkombëtare në rajon, Evropë dhe Amerikë. Ministri Reka është profesor i së drejtës ndërkombëtare publike dhe i së drejtës së BE-së./Indeksonline/