75 Mall Live Search
19:46 / E Enjte, 11 Shkurt 2021 / Blerim

Blerim Sallahu: PZAP ka gjobitur AAK-në dhe PDK-në për përdorim të Gjuhës së Urrejtjes ndaj Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka vënë në dukje se duke u bazuar në ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje , PZAP ka gjobitur AAK-në dhe PDK-në për përdorim të Gjuhës së Urrejtjes ndaj U.D Presidentes, Vjosa Osmani dhe ndaj kryetarit të VV-së Albin Kurti.

“AAK, përmes një videoincizimi kishte përdorur gjuhë linçuese e degraduese, që në vetvete përbën gjuhë të urrejtjes duke e krahasuar U.D Presidenten Vjosa Osmani me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Dhe për këtë ky  subjekt politik është gjobitur me 20,000.00 (njëzet mijë euro)”, ka theksuar Sallahu.

Ai ka thënë se në vazhdën e kësaj, mbështetësi i PDK-së, kishte përdorur gjuhë të urrejtjes ndaj kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti, duke manipuluar me një vidoincizim, kinse në një tubim të mbajtur në Shtërpcë, Lista Serbe po e përkrah Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në postimin e tij në Facebook, ai kishte krahasuar Albin Kurtin me figurën e Esat Pashë Toptanit. Prandaj PDK është gjobitur me 1,000.00 (një mijë euro). Nxitni, përçani, linçoni, e degradoni, por vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk mund ta ndaloni”, ka theksuar Sallahu në një postim në Facebook.