75 Mall Live Search
16:54 / E Hënë, 15 Dhjetor 2025 / F.R

Blerim Sallahu shpreh mbështetje për komunën dhe qytetarët e Kamenicës

Ministri i Drejtësisë dhe kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Blerim Sallahu, ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.

Sipas Sallahu­t, në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rezultatet konkrete që institucionet duhet t’i arrijnë në shërbim të qytetarëve.

Ai ka vlerësuar punën e Rahimajt, duke theksuar se ky i fundit ka pasur një mandat të suksesshëm dhe se pritet që edhe në këtë mandat ta zhvillojë më tej komunën e Kamenicës, duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.

Sallahu ka theksuar se mbështetja e tij do të jetë e vazhdueshme si për kryetarin e komunës, ashtu edhe për qytetarët e Kamenicës.