Blerim Vela largohet nga pozita e shefit të stafit në Presidencë, ende s’dihen arsyet

Blerim Vela është larguar nga pozita e Shefit të Stafit në Presidencë.
Vela ishte emëruar në këtë post në prill të vitit 2021 nga Presidentja Vjosa Osmani.
Sidoqoftë, arsyeja e largimit të tij nga kjo pozitë nuk dihet ende.