Blerim Xhemaili: Granit Xhaka është ndoshta lojtari më i madh në historinë e Zvicrës
Ish-mesfushori i Zvicrës, Blerim Xhemaili, ka vlerësuar lart ndikimin e Granit Xhaka në kombëtaren helvete, duke e cilësuar atë si lojtarin më të madh që ka pasur ndonjëherë Zvicra.
Në një intervistë për të përditshmen zvicerane Blick, Xhemaili fillimisht theksoi rëndësinë e Breel Embolo për ekipin kombëtar, shkruan Indeksonline
“Kam thënë shpesh se, për mua, Breel Embolo është lojtari më i rëndësishëm në këtë kombëtare”, deklaroi ai.
Megjithatë, Xhemaili shtoi se askush nuk mund të krahasohet me Xhakën kur bëhet fjalë për trashëgiminë dhe madhështinë në futbollin zviceran.
“Sigurisht, askush nuk e kalon Granitin. Graniti është ndoshta lojtari më i madh i të gjitha kohërave për ne. Për ata që kanë luajtur përkrah tij, është pothuajse një nder”, u shpreh ish-reprezentuesi zviceran./Indeksonline/

