75 Mall Live Search
19:51 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / C E

Blerim Xhemaili po iu bashkohet tre futbollistëve kosovar te skuadra zvicerane

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Blerim Xhemaili nga edicioni i ri pritet të ndërrojë mjedis.

34 vjeçari sipas mediave zvicerane ka arritur marrëveshje me FC Zurich për tu rikthyer në Superligën e Zvicrës.

Xhemaili ka disa javë që është futbollist i lirë pasi ka përfunduar karrierën me skuadrën kineze, Shenzen.

Xhemaili u largua nga Zurich në verën e vitit 2007 dhe kaloi te Bolton Wanderers kur ishte 21 vjeçar.

Te Zurichu, Xhemaili do të luaj përkrah yjeve të Kosovës si Beniamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Fidan Aliti.