75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Blerina Kllokoqi-Rugova falënderon Thaçi me një thënie të Ibrahim Rugovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot dizajneren e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Thaçi ka thënë që kjo dekorat për kreatoren e njohur vjen për shkak të kontributit që ajo ka dhënë në fushën e artit, shkruan Indeksonline.

Nuk ka munguar as falënderimi i Blerina Kllokoqit e cila këtë e ka bërë përmes një statusi në ‘Instagram’ me një thënie nga presidenti historik, Ibrahim Rugova.

Statusi i saj i plotë:

 “Në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj” – thënie e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.
Dhjetë vite punë, sakrificë familjare e mund, shpërblehen vetëm kur të tjerët vleresojnë punën tënde, pasionin tënd.
Falenderojë Presidentin e Republikës së Kosovës për këtë dekoratë! Ndihem e nderuar dhe me shumë përgjegjësi që të punoj edhe më shumë, që vendim tim t’a përfaqësoj në mënyrën më të denjë me kreacionet e mija në vende të ndryshme të botës në fushën e artit, respektivisht modës. 
Këtë medalje e ndaj me secilën vajzë, nanë e grua që nuk dorëzohet asnjëherë para gjitha sfidave që i servon jeta. 
Unë, bija jote Kosovë!