19:50 / E Diele, 13 Maj 2018 / indeksADMonline

Blerina Kllokoqi-Rugova i jep edhe më shumë shkëlqim ‘Festivalit të Cannës’ (Foto/Video)

Dizajnerja e njohur, Blerina Kllokoqi Rugova nuk po i ndahet për asnjë moment të vetëm suksesit.

Përpos dizajnimit të shumë rrobave fantastike, në shumë raste për fytyra të njohura, këtë herë ka qenë e pranishme në Festivalin e Cannes.

Ajo ka parakaluar në tepihun e kuq në Cannë, në shfaqjen e premierës së filmit ‘Tri fytyra’, shkruan Indeksonline.

E veshur me një fustan të gjerë, dyngjyrësh,Blerina i ka dhënë shkëlqimin gjithë kësaj mbrëmje fantastike./Indeksonline/