75 Mall Live Search
17:02 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Blerina Kllokoqi-Rugova: Jam me fat që jam pjesë e artistëve që përmes artit po tejkalojmë kufijtë

Arti dhe artistët shqiptarë e kanë dëshmuar prej vitesh që janë ambasadorët më të mirë të shtetit tonë.

Puna e tyre tashmë është pranuar dhe e njohur ndërkombëtarisht, në mesin e tyre edhe kreatorët shqiptarë të cilët sot renditen bashkë me emrat më të njohur të botës, shkruan Indeksonline.

Veçanërisht në Kosovë jemi me fat që kemi një numër të madh dizenjatorësh të suksesshëm të cilët me kreacionet e tyre kanë kaluar ndonjëherë të gjitha pritshmërit.

Kur flasim për dizenjatorët më të suksesshëm shqiptarë natyrisht në mendjen na vjen ajo që me veshjet, artin dhe punën unik ka tejkaluar kufijtë, bëhet fjalë për Blerina Kllokoqi Rugova.

Viti 2019 ishte vazhdimësi e viteve të tjera të suksesit duke shtuar në bagazhin e saj shumë më shumë arritje e përmbushje të ëndrrës si kreatore.

Një moment që padyshim do mbetet në mendjen e kreatores, por edhe renditjen e sukseseve të saj është fillimi i mbarë i vitit që po lëmë pas, kur Kllokoqi-Rugova u dekorua me medalje presidenciale nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.

Atë kohë Blerina u shpreh se “në jetë duhet pasur durim, të mirat vijnë pastaj”. E vazhdimësia e viti 2019 ishte e tillë për të.

Në një intervistë për Indeksonline, kreatorja Blerina u shpreh se ndihet me fat që me punën dhe artin e saj ka tejkaluar kufijtë, atë që politika ka dështuar ta bëjë.

“Ndihna me fat që i takoj botës së artistëve që nëpërmjet artit po tejkalojmë kufinjët, aty ku politika nuk mundet, e ne si artistë po lobojmë për Kosovën”, tha ajo.

Gjatë 2019-ës, Blerina vazhdojë me punën e saj në krijimin e veshjeve për emra të njohur botëror si dhe ata vendor. Veshjet e saj edhe këtë vit u bartën nga Princesha shqiptare Elia Zaharia, aktorja  dhe prezantuesja latino-amerikane, Joselina Hernandez, Loredana, Luana Vjollca, Dhurata Dora, Morena e shumë emra të tjerë.

Viti që po lëmë pas për Blerinën u karakterizu me shumë veçanti, arrije, punë  udhëtime, por një nga momentet më emocionuese e të veçanta për të i takon jetës private të kreatorës.

Ajo në shtator të këtij viti martoje vëllain e saj, biznesmeni kosovar, Petrit Kllokoqi kurorizoj dashurinë e tij me Erza Pecin në një ceremoni dhe aheng madhështor me shumë të ftuar, ndërsa ishte nusja ajo që morri gjithë vëmendjen.

Fustani përrallorë për nusen e vëllait të saj, Erza e cila dukej si princeshë e dalur nga përrallat.

“Momenti që e kisha veçuar këtë vit ka qenë martesa e vëllait, është emocioni më i mirë që kam pasur e që e ka karakterizuar këtë vit”, u shpreh ajo

Përveç që martojë vëllaun, Blerina shfrytëzoj të gjitha atomet e saj për t’ia punuar një përrallorë për nusen e vëllaut të saj, Erza e cila dukej si princeshë e dalur nga përrallat.

Ndërkohë, përderisa të gjithë e adhurojmë punën e saj, edhe vet ajo ka një të preferuar e që janë kreacionet e shtëpisë së modës “Chanel”, që Blerina thekson se e ka idol.

Por, me sa duket edhe viti 2020 nuk do të jetë më ndryshe për të përveç sukseseve të radhës e përmbushjes së planeve në listën e saj.

Për planet e këtij viti që sapo kemi hyr, Blerina tashmë e ka të qartë vizionin dhe puna për projektet e radhës është drejt finalizimit.

Ajo për Indeksonline u shpreh se shumë shpejt do të bashkëpunojë me një emër të njohur me famë botërore.

“Shumë shpejt do të shihni një super bashkëpunim me një emër shumë të njohur ndërkombëtar, por kemi edhe disa veshje të tjera që tashmë kemi nisur”, deklaroj Kllokoqi-Rugova.

 “BKR” tani ka mbushur më shumë se një dekadë, por ne besojmë dhe urojmë që do të zgjasë me shekuj, puna dhe ndërthurja e artit me kreativitet në veshjet e saj unike, të na përfaqësojë përherë denjësisht./Indeksonline/