Blerina Kllokoqi Rugova përmes kreacioneve, kthen përrallen në realitet
Është unike në krijimin e veshjeve dhe kreacionet e saj çdo herë lënë pa tekst.
Kreatorja e suksesshme shqiptare, Blerina Kllokoqi Rugova një gjë të tillë e ka bërë edhe me koleksionin e fundit duke kthyer përrallen ‘Maleficent’ në një realitet përmes fustaneve galamuroze, shkruan Indeksonline.

‘Maleficent’ që është një film me protagoniste aktoren Angelina Jolie, ka ardhur edhe më bukur me kreacionet e disenjatorës së njohur shqiptare, fama e të cilës ka kaluar kufijtë.

Me disa fustane të veçanta, prerje dhe ngjyra unike, Blerina edhe një herë erdhi me shumë stil e shije./Indeksonline/
