08:27 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Blerja e IPKO-s dhe gjendja në Telekom, diskutohen në Parlament

Obligimet e Ndërmarrjes Publike Telekomi i Kosovës ndaj ARKEP-it dhe gjendja e përgjithshme e kësaj ndërmarrjeje janë pjesë e diskutimeve në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për ekonomi, punësim, tregti industri, ndërmarrësi dhe investime strategjike, transmeton IndeksOnline.

 Ndërsa temë tjetër jo më pak me rëndësi, do të jetë edhe ajo në lidhje me blerjen e kompanisë IPKO e për të cilën do të raportojë bordi i ARKEP-it.

Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet nga ora 11:00.