75 Mall Live Search
12:56 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / LB

Blerja e Osimhen nga Lille, De Laurentiis merret në pyetje nga prokurorët në Romë

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka mbërritur pak minuta më parë në Prokurorinë e Romës për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimeve që lidhen me akuzimin e tij për kontabilitet të rremë.

Sipas raportimeve të medieve italiane procedimi është i lidhur me shifrat e deklaruara rreth blerjes së sulmuesit Victor Osimhen në vitin 2020 nga skuadra franceze Lille.

Për këtë çështje, në janarin e kaluar, prokurorët e Piazzale Clodio bën kërkesë për aktakuzë për pronarin e Napolit dhe të dyshuarit e tjerë./SS