75 Mall Live Search
19:55 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Blerja e parë e Chelseat në verë, një superyll do të zyrtarizohet shpejt

Chelsea ka dështuar totalisht me pazaret në afatet kalimtare. Skuadra e Antonio Contes i largoi dy lojtarët që shënonin vazhdimisht gola, Diego Costa e Batshuayi për të transferuar Moratan e Giroud të cilët nuk kanë treguar asgjë deri më tani.

Por, skuadra londineze e ka gati lëvizjen e parë në sulm në përpjekje për të ndërtuar skuadër të fuqishme në edicionin e ardhshëm. Jamie Vardy do të jetë transferi i parë i Chelseat.

Ylli i Leicester është i preferuari i Abramovich. Bosi rus do ta sjellë Vardyn te Chelsea për çdo çmim, pavarësisht se kush do të jetë trajner i skuadrës./Indeksonline/