75 Mall Live Search
14:29 / E Mërkurë, 03 Nëntor 2021 / B O

Blerja e parë e Contes te Tottenham, ylli i Milanit!

Me afrimin e Antonio Conte, Tottenham e ka në plan të nënshkruar me disa yje në janar. I pari në listë thuhet të jetë mesfushori i Milanit, Frankie Kessie.

Spurs i ka ofruar Kessit 10 milionë euro në sezon, ofertë e cila është vështirë e refuzueshme.

24-vjeçari është aktualisht në vitin e fundit të kontratës së tij me Milanin dhe ende nuk ka marrëveshje mes dy palëve.

Kessie pritet të jetë i lirë nga 1 janari i vitit 2022 dhe kjo do t’i hap mundësinë e kalimit te Tottenham./Indeksonline/