10:47 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / B O

Blerja e parë e Interit, është ylli shqiptar

Interi e ka gjetur shpejt zëvëndësuesin e Ivan Perisic. Dhe blerja e parë për skuadrën e madhe italiane është një shqiptar.

Bëhet fjalë për Kristjan Asllanin.

Ylli i Empolit ka arritur marrëveshje me Interin, sipas Fabrizio Romanos.

Mbrëmë janë finalizuar detajet për kushtet personale me lojtarin ndërsa sot ka bisedime të avansuara me Empolin për të diskutuar tarifën përfundimtare.

20 vjeçari shqiptar pritet ti kushtojë 6 milionë euro Interit./Indeksonline/