75 Mall Live Search
19:59 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Blerja e re e Juventusit zbarkon në Torino

Ka zbarkuar sot në mbrëmje në aeroportin e Linates në Torino, futbollisti i ri i Juventusit, Danilo, braziliani që vjen nga Manchester City, që siguroi Cancelon, pasi pagoi edhe 28 mln euro veç kartonit të mbrojtësit të krahut.

Danilo pritet të kryejë ditën e nesërme vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të hedhë firmën në kontratë.

Një blerje kjo që, megjithatë, ka bërë që shumica e tifozëve të akuzojnë klubin për një budallëk të madh, duke lëshuar Cancelon për një lojtar që pas Portos, ka parë vetëm stolin te Real Madrid dhe te Manchester City.