10:41 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Blerja më e madhe në historinë e softuerit: IBM ofron 34 miliardë dollarë për Red Hat

Me një çmim me të cilin mund të blihet një kompani semikonduktorësh, telekomi apo farmaceutike, IBM bëri të ditur të Dielën se do të paguajë plot 34 miliardë dollarë për blerjen e Red Hat.

Kjo marrëveshje eklipson atë të Microsoft Linkedin prej 26.2 miliardë dollarësh dhe konsiderohet si blerja më e madhe në historinë e softuerit.

Por nuk është blerja më e madhe në industrinë e teknologjisë sepse ky titull i përket marrëveshjes 67 miliardë dollarëshe të Dell për EMC.

Si krahasohet blerja e IBM me transaksionet më të mëdha në histori?

Blerjet më të madhe në industrinë e teknologjisë

  1. 67 miliardë dollarë – Dell blen EMC
  2. 37 miliardë dollarë – Avago blen gjigandin e semikonduktorëve Broadcom
  3. 34 miliardë dollarë – IBM blen ofruesin e softuerëve open source Red Hat
  4. 31.4 miliardë dollarë – konglomerati Japonez SoftBank blen ARM
  5. 26.2 miliardë dollarë – Microsoft blen rrjetin social profesional Linkedin

Blerjet më të mëdha të softuerit

  1. 34 miliardë dollarë – IBM blen Red Hat
  2. 26.2 miliardë dollarë – Microsoft blen Linkedin në 2016-ën
  3. 22 miliardë dollarë – Facebook blen platformën e komunikimit WhatsApp
  4. 13.5 miliardë dollarë – Kompania e sigurisë Symantec blen Veritas në 2004
  5. 11 miliardë dollarë – Oracle blen kompaninë e softuerit PeopleSoft

Blerjet më të mëdha në histori

  1. 202 miliardë dollarë – Vodafone blen gjigandin Gjerman të telekomunikacionit Mannesmann për 202 miliardë dollarë në 2000
  2. 165 miliardë dollarë – AOL blen konglomeratin mediatik Time Warner në 2000
  3. 110 miliardë dollarë – gjigandi i farmaceutikës Pfizer blen Warner Lambert në 1999 (164 miliardë me vlerën e sotme të dollarit)
  4. 130 miliardë dollarë – Verizon blen pjesën e aksioneve të Vodafone në Verizon Wireless në 2013
  5. 130 miliardë dollarë – Dow Chemical blen DuPont në 2015.