75 Mall Live Search
16:26 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Blerje, posedim e shpërndarje të narkotikëve/Gjykata shpall aktgjykim kundër 4 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve A.N., I.B., L.O., për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 lidhur me par. 1 dhe neni 31 të KPK-së dhe kundër të akuzuarit V.E. për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 par.2 lidhur me par. 1 dhe neni 31 të KPK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPK-së.

I akuzuari A.N. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 10 (dhjetë) muaj burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 7.000 € (shtatë mijë euro), të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 e tutje.

Të akuzuarit I.B. dhe L.O. janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje me nga 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.000 € (dhjetë mijë euro) të cilat shuma të njëjtit janë të obliguar ta paguajnë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do t’ju  llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 e tutje.

I akuzuari V.E. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 10.500 € (dhjetë  mijë e pesëqind euro),  të cilën shumë i njëjti është i obliguar ta paguajë në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 24.06.2019 deri me datë 27.01.2020.

Të akuzuarve A.N., I.B. dhe L.O. ju është vazhduar  masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Nga të akuzuarit janë konfiskuar 55 kilogram e 432 gram narkotik të llojit marihuanë, veturat: Citroen C8, Audi A6, BMW X3, Beugeto Pickup, konfiskohen 9 telefona mobil së bashku me sim kartela, para të gatshme në vlera të ndryshme 2573.4 euro, 750 lekë, 245 euro,18.100 lekë, 390 euro dhe 101.400 lekë, 4.460 lekë, një pistoletë e markës GAP, 9 mm, një karikator dhe 18 fishekë.