75 Mall Live Search
15:38 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Blero argëtohet me vajzën e tij, por ndjenë mungesën e Afronës

Ata u kurorëzuan në shtator të këtij viti në një dasmë madhështore me shumë të ftuar.

Por, çifti i njohur Blero dhe Afrona edhe pse të sapomartuar ende po vazhdojnë të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, kjo për shkak të angazhimeve profesionale.

Kjo ka bërë që këngëtari i njohur të ndjejë mungesën e bashkëshortes së tij. Blero përmes një postimi në ‘InstaStory’ ka treguar se po kalon kohën e lirë me vajzën e tij, Tarën.

“E dashur, po na mungon shumë”, ka shkruar Blero në fotografin ku shihet me të bijën duke u argëtuar në një pishinë.

Ndryshe, Blero pritet të publikoj disa projekte radhazi deri në fund të këtij viti./Indeksonline/