15:31 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Blero drejt finalizimit të këngës së re, nis xhirimet e videoklipit

Pa një projekt muzikor në këtë sezon të verës nuk do të mbetet as Blero.

Këngëtari i njohur kështu ka bërë të ditur me disa postime ku shihet në prapaskenat e xhirimit të klipit të ri.

Blero me një fotografi ka treguar se është duket u bërë gati për të xhiruar videoklipin, ndërsa një tjetër ka postuar nga shesh xhirimet.

Këngëtari nga Mitrovica ka bashkëpunuar me Imagine Films dhe Onima për të sjellur një klipi veror.

Blero nuk ka zbuluar detaje tjera rreth këtij projekti, duke i lënë befasi për adhuruesit./Indeksonline/