Blero feston ditëlindjen, surprizohet nga Afrona

Çifti i njohur, Blero Muharremi dhe Afrona Dika qëndruan për një periudhë të gjatë kohe larg njëri-tjetrit si pasojë e pandemisë.
Afrona ndodhej në Zvicër, ndërsa Blero në Kosovë.

Por tani çifti u ribashkua sërish dhe ata janë
duke kaluar disa ditë pushimi së bashku.
Blero ka festuar edhe ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij përgatiti për të një
surprizë mjaft të bukur.

Atmosfera e krijuar i pëlqeu shumë këngëtarit dhe në videon e postuar dëgjohet teksa i thotë Afronës: A do të martohemi prapë.
