75 Mall Live Search
17:04 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Blero i bën lëmsh të gjithë: Nuk më intereson se nuk më do, unë do të luftoj përsëri

Blero Muharremi është përfolur pafund gjatë kësaj periudhe për jetën e tij private. Fillimisht për ndarjen e tij nga Afrona edhe tani edhe nga e dashura e re.

Identiteti i vajzës në fjalë nuk u zbulua kurrë, mirëpo u tha se ajo jetonte në Gjermani, nga ku Blero shpeshherë bënte postime.

Gjatë kësaj periudhe postimet e ndryshme te Bleros në Instagram gjithashtu nuk kanë kaluar pa marrë vëmendje. Si ky i fundit ku shkruan:

“Nuk më intereson nëse thua që nuk dëshiron të më shohësh mua, nuk më intereson nëse thua se nuk më do, do të luftoj përsëri, përsëri e përsëri sepse në fund të fundit ti je dashuria e jetës time. Gruaja që zemra ime donte gjithmonë, por kurrë nuk e dinte që egziztonte vërtetë. Të dua zemër”, ka shkruar Blero, duke treguar se ndodhet në Munich të Gjermanisë.