13:33 / E Martë, 27 Tetor 2020 / V R

Blero e ka gati këngën e dasmave, zbulon detajet

Blero në një intervistë të realizuar së fundi deklaroi se ai do të fillojë një etapë të re në karrierën e tij muzikore.

Ai tha se shumë shpejt do të mund ta shohim pjesëmarrës në dasma, por duke e ruajtur zhanrin e muzikës që ai e këndon.

“Më ka rënë para disa vjetëve të isha pjesë e gëzimit nëpër familje. Nuk kish ndjenjë më të mirë se të martohet një çift e ti të këndosh në dasmë. Unë këtë nuk e kam provue. Definitivisht nga viti tjetër do të jem prezent te familjet shqiptare por gjithmonë me muzikën time”, është shprehur Blero.

Ndërsa, së fundi përmes një postimi në Instastory ka zbuluar se kënga është drejt finalizimit dhe pritet të publikohet së shpejti.

“Kënga e dasmave, po vjen shumë shpejt”, teksa sipër ka vendosur vitin 2021, duke lënë të kuptohet që projekti pritet të promovohen vitin e ardhshëm./Indeksonline/