75 Mall Live Search
16:18 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Blero në “izolim total”

Koronavirusi i cili ka prekur tërë botën, së fundi ka arritur edhe në Kosovë, ku deri më tani tre persona kanë rezultuar pozitiv në analizën e Covid-19.

Të famshmit në rrjetet sociale, ku shumica prej tyre gjenden në shtëpi kanë filluar reagimet e tyre, ku po shfaqen me maska e me mesazhe se si të mbrohemi nga ky virus.

Edhe këngëtari i njohur Blero, ka zgjedhur që të izolohet.

Ai ndau një fotografi, ku shihet se është izoluar në studio, e po punon për këngë të reja.

“Izolim total”, ka shkruar ai./Indeksonline/