09:18 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Blero paralajmëron këngën e re, që do ta publikojë në mars

Blero është një këngëtar mjaft i pëlqyer nga publiku, për shkak të këngëve të bukura që ka sjell ndër vite.

Disa nga këngët e tij kanë mbetur në kujtesën e publikut prej vitesh, duke bërë që këngëtari ta bëjë për vete një numër të madh fansash, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, në llogarinë e tij në Instagram, ai ka bërë me dije se në mars, do ta publikojë këngën e re “Harrova 2”.

Kujtojmë se Blero është krijues i hiteve: “Fotografia” , “Jo Jo”, “5” etj. /Indeksonline/