14:22 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019

Blero për ditën e çlirimit: Festo, por kurrë mos harro

Në vendin tonë sot po shënohet dita e 20-të vjetorit të çlirimit të vendit dhe ndërhyrjes së forcave të NATO-s.

Këtë ditë të madhe për vendin tonë e ka uruar edhe këngëtari Blero në një postim në ‘Instagram’, shkruan Indeksonline.

“Festo, por kurrë mos harro, Falminderit Nato” ka shkruar Blero në një fotografi me të cilën ka përkujtuar luftën në Kosovë.

Ndërkohë, për nder të kësaj dite po mbahen manifestime të ndryshme në të gjithë vendin./Indeksonline/