18:03 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Blero përkrah futbollistëve të Kosovës: Ne jemi gati

Tashmë të gjithë janë bërë gati për të ndjekur ndeshjen më të rëndësishme të kombëtares së Kosovës që e zhvillon sonte me Anglinë.

Edhe këngëtari I mirënjohur, Blero ka udhëtuar drejt Anglisë për t’i përkrahur djelmoshat Kosovarë.

Blero ka publikuar një fotografi nga atje ku shihet së bashku me futbollistët Mergim Vojvodën, Vedat Muriqin, Samir Ujkanin, këngëtarin Meda dhe prezantuesen Blerona Zeqiri.

“Na jemi gati për lojë”, ka shkruar Blero përkrah fotografisë./Indeksonline/