Blero publikon albumin e fundit në karrierë

Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në skenën muzikore shqiptare, këngëtari i dashur për publikun, Blero Muharremi, ka publikuar sot albumin e tij të fundit me titull simbolik “The End”.
Albumi tashmë është i disponueshëm në YouTube për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.
Lista e albumit përfshin 12 këngë me tituj si: “Injoro”, “Çdo Natë”, “Dhoma 55”, “Shko”, “Terapi”, “T’kom Prit”, “Dashni me Brina”, “Gold Digger”, “E Kom Dit”, “Nata”, “Doha” dhe “Deri Dje” – që tashmë kanë ngjallur interes të madh në rrjetet sociale.
Dëgjoni ‘The End’ në Youtube, albumin që pritet të jetë një nga më të dëgjuarit e këtij viti.