10:40 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Blero, publikon dy bashkëpunime me artistët e njohur

Blero Muharremi po vazhdon të jetë aktiv me projekte muzikore.

Kohë më parë ai paralajmëroi se do të sjellë katër bashkëpunime me artistë të ndryshëm për festat e fundvitit, shkruan Indeksonline.

Këngëtari i njohur tashmë ka promovuar dy nga to, atë në bashkëpunim me Leonora Jakupin “Ke gabu” dhe “Fjalët” me Burakun nga grupi “Fama”.

Që të dyja këngët janë realizuar për festat e fundvitit.

Ndryshe, kujtojmë se ky vit ka qenë i mbarë për Bleron edhe në jetën private, ai në muajin shtator kurorëzoi dashurinë me Afrona Dikën./Indeksonline/