75 Mall Live Search
17:20 / E Shtunë, 22 Mars 2025 / Gj. Sh

Blero publikon foto me të dashurën e re

Këngëtari Blero Muharremi, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të tij me postimin e tij të fundit.

Ai ka publikuar një foto në Instagram, ku shihet me të dashurën e tij të re, shkruan IndeksOnline.

Blero ka ndarë një imazh, ku shihen duke darkuar së bashku.

Me një foto para pasqyres, këngëtari qëllimisht nuk ka zbuluar fytyrën e partneres.

Disa muaj më parë, ai njoftoi se është në një romancë të re, por detaje më të thella për jetën e tij private nuk janë bërë të ditura ende, duke mbajtur mister identitetin e të dashurës së tij.