Bleros i dhez një punë si menaxher futbolli, e transferon një talent në Kroaci

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka bërë një hap të ri dhe të papritur në karrierën e tij, duke hyrë në botën e sportit si menaxher futbolli.
Ai ka marrë nën menaxhim talentin e ri premtues, Enis Berisha, një lojtar i cili tashmë është pjesë e agjencisë MarsProAgency.
Falë angazhimit dhe përkushtimit të Bleros dhe ekipit të tij, Enisi ka realizuar një transferim të rëndësishëm te klubi kroat Slaven Belupo, që garon në Superligën e Kroacisë, duke hapur rrugën për një karrierë të suksesshme në arenën ndërkombëtare.