11:37 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Blerta Deliu feston ditëlindjen në të njejtën ditë me vajzën e saj

Blerta Deliu njihet si një politikane e zonja, e cila edhe njëherë ka siguruar votat për tu bërë deputete e kuvendit të Kosovës.

Ajo njihet edhe për paraqitjet e saj elegante në publik, që gjithnjë duket në formë të mirë, shkruan Indeksonline.

Sot kur ajo po e feston ditëlindjen e 39-të, së bashku me të feston edhe vazja e saj e cila ka ditëlindjen në të njejtën ditë.

“Në datën time të lindjes u bekova me dhuratën më të mirë, me ardhjen tande në jetë Tana, drita e syve të mi. Jam fort krenare, që të shoh kah rritesh e kah bëhesh shembulli më i mirë i vajzës dhe bekimi ma i madh që kam në jetë. Paç shëndet, lumturi, dashuri, gëzime, suksese, mbarësi dhe i paç gjithmonë gjithë njerezit tu të dashur pranë. Të dua shumë”, ka shkruar Blerta në mbishkrimin e fotografive që ka publikuar. /Indeksonline/