Blerta Deliu-Kodra shërohet nga COVID-19

Blerta Deliu-Kodra nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se është shëruar nga COVID-19.
Blerta Deliu-Kodra nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se është shëruar nga COVID-19.
Në një postim në Facebook, deputetja e Kuvendit të Kosovës ka thënë se ka rezultuar negative nga testimi i fundit për koronavirus dhe së shpejti do t’i kthehet punës.
Ajo me këtë rast ka falënderuar edhe punëtorët shëndetësorë të cilët në këto kohë të vështira, janë në krye të detyrës, teksa një lutje për shërim të shpejtë ka pasur edhe për të gjithë qytetarët që po përballen me virusin.
“Jam mirë me shëndet dhe falënderoj për kujdesin të gjithë ata që na kontaktuan dhe na dhanë mbështetje e forcë gjatë kësaj kohe. Vendosni maskat, mbani distancën! Shihemi së shpejti”, shkruan Blerta Deliu-Kodra.