75 Mall Live Search
15:26 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Blerta Deliu në ‘O Sa Mirë’, futet mes Xhesikës dhe Sasës

Aktorët e serialit komik ‘O Sa Mirë’ e kanë përmbyllur këtë vit me një darkë të përbashkët.

Në këtë edicion festiv veç aktorëve ka pasur të ftuar edhe personalitete të tjera.

Përmes disa imazheve të postuara në llogarinë Instagram, deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu ka treguar se ka kaluar jashtëzakonisht mirë gjatë kësaj mbrëmjeje, shkruan Indeksonline.

Në mes dy aktoreve të dashura për publikun, Sasës dhe Xhesikës, deputetja ka pozuar, ndërsa të trija po shkëlqejnë.

Ajo ka realizuar edhe një fotografi mes dy aktorëve të tjerë, ndërsa ka shkruar:


Isha e nderuar që pas një kohe t’gjatë të jem bashkë me kolegët në edicionit festiv të serialit “O Sa Mire”
U ndjeva tepër mirë në mes të ekipes së serialit dhe dua të falenderojë shumë të gjithë kolegët dhe stafin për mikpritjen.

Festë të mirë e mos harroni me e pa episoden në natën e ndrrimit të moteve