Blerta Deliu përfundon dëshminë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka përfunduar dëshminë e saj.
Ajo dëshmoi në seancën që po mbahet ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, raporton Indeksonline.
Seanca u ndërpre për pauzë, për të filluar prapë në ora 13:30. /Indeksonline/