75 Mall Live Search
21:50 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Deputetja e PDK-së takon gruan 100-vjeçare, ja kush është ajo (Foto)

Blerta Deliu-Kodra ishte sonte e pranishme në tubimin e mbajtur në Mitrovicë për të mbështetur bashkëpartiaken e saj, Valdete Idrizi e cila po synon të fitojë këtë komunë.

Gjatë këtij tubimi ajo ka takuar një të moshuar, e cila kishte dalë për të përkrahë mbesen e saj- Valdeten, shkruan Indeksonline.

“Një nanë me mbi 100 vjet jetë, por që mbetet e madhe me dashninë e saj të pakufishme që ja thotë fytyra e buzeqeshur! Ajo nuk pyet për vitet, sepse ka një motiv të madh: ka dalë me përkrahë mbesën e saj, Valdeten, sepse nëna e do Mitrovicën dhe ajo e di se Valdetja është shpëtimi i qytetit! #ValdeteIdrizi #PDK94”, ka shkruar ajo mes tjerash. /Indeksonline/