11:43 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bletët ndërpresin ndeshjen, lojtarët shtrihen në fushë

Një ndeshje futbolli në Tanzani u ndërpre shkurtimisht, pasi një grup bletësh e pushtoi fushën.

Dy ekipet lokale, Young Africans dhe Iringa United, po luanin në stadiumin Uhuru në Dar es Salaam, kur u pushtuan nga bletët.

Në minutën e 53-të të ndeshjes, nuk ishte vetëm topi në ajër në stadiumin Uhuru. Një grup bletësh e pushtoi fushën, duke i detyruar futbollistët të shtriheshin për tokë.

Po ashtu, edhe tifozët në tribuna filluan ta braktisnin stadiumin, si pasojë.

Me gjithë disa pickime, ekipet u rikthyen në fushë dhe ndeshja rifilloi.

Young Africans qeshen të fundit, sepse fituam 4:0.