75 Mall Live Search
17:15 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bleu super Lamborghinin 200 mijë paund, e përplas pas 20 minutash

Një Lamborghini u shkatërrua gjatë një aksidenti në një autostradë në Mbretërinë e Bashkuar vetëm 20 minuta pasi u ble, shkruan fanpage.it

Lamborghini Huracan, i cili kushtonte 200,000 paund, papritur pësoi një problem teknik dhe u godit nga një furgon pranë kryqëzimit në Leeds , West Yorkshire.

Si pasojë e aksidentit, makina luksoze humbi rrotën e saj të pasme, ndërsa pjesa më e madhe e pjesës së pasme është shkatërruar plotësisht.

“Është thjesht një makinë por gjithsesi ngelet një Lamborghini i ri që u ble vetëm 20 minuta para përplasjes fatale, tha Richard Whiteley një polic i West Yorkshire.

Sipas policisë, shoferi i furgonit pësoi disa lëndime në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.