75 Mall Live Search
11:22 / E Enjte, 07 Mars 2024 / G T

“Blick” parashikon formacionin e Zvicrës në Euro 2024, fut vetëm një shqiptar në 11-she

Kanë mbetur edhe 99 ditë deri në hapjen e Kampionatit Europian që zhvillohet në Gjermani nga muajit qershor.

Gazeta më e madhe zvicrane “Blick” ka parashikuar formacionin e Murat Yakin për ndeshjen e parë ndaj Hungarisë, shkruan Indeksonline

Në këtë formacion, ata kanë futur vetëm një shqiptar në 11-she. Bëhet fjalë për yllin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhakën, duke lënë jashtë Xherdan Shaqirin.

Kjo për shkak se Shaqiri luan në Amerikë dhe nuk është në formën e duhur momentalisht.

Edhe pse nuk dihet ende lista e futbollistëve për këto ndeshje të Euro 2024, Zvicra mund të luaj me këtë formacion: Sommer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Zakaria, Xhaka, Freuler; Vargas, Embolo, Okafor

Kujtojmë që Zvicra është në të njëjtin grup me nikoqirin, Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarisë./Indeksonline/